Lajme

“Do ta kisha spastruar Kosovën”/ Nela ‘shpërthen’ pas deklaratës skandaloze të ministres serbe – ja thirrja e tij

Publicisti Milaim Nela ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, e cila në një intervistë ka deklaruar se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Nela e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme dhe të rrezikshme, duke ngritur shqetësimin për qëndrimet e zyrtarëve të lartë serbë ndaj Kosovës dhe të kaluarës së luftës.

Në reagimin e tij në Facebook, publicisti kërkon që institucionet shqiptare, ato të Kosovës dhe strukturat europiane të mbajnë një qëndrim publik ndaj deklaratave të tilla, duke argumentuar se ato cenojnë përpjekjet për paqe dhe pajtim në rajon, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Me serbët nuk do të ketë kurrë paqe!

Snezhana Paunoviç nuk është njeri i rëndomtë në Serbi por është ministre e Kabinetit të qeverisë sê sotme serbe!

Snezhana Paunoviç nuk e ka bërë këtë deklaratë në kohën kur bombardoheshin zonat strategjike serbe në atë çka kishte mbetur nga Jugosllavia në vitin 1998 por në qetësi të plotë në një studio gjatë një intervistë në korrik të vitit 2026!

Snezhana Paunoviç është anëtare dhe zyrtare e Partisë së Sllobodan Milosheviqit te pakten qe nga viti 1992.

Snezhana Paunoviç e ben kete deklarate në gjakftohtesi të frikshme ne vitin 2026 kur Serbia të pakten ne leter eshte ne prag anëtarêsimi në Bashkimin European!

***

Kur do të reagojë qeveria shqiptare dhe ministria e saj e jashtme publikisht ndaj kësaj deklarate gjenocidale?

…apo edhe kjo duhet mirekuptuar siç jemi mësuar ta dëgjojmë kryeministrin e Shqipërisë?

Kur do të reagojë Partia Demokratike e Shqipërisë dhe departamenti i saj i politikës së jashtme ndaj deklaratës gjenocidale të Snezhana Paunoviçit?

A do të ketë qëndrim të institucioneve të Bashkimit Europian dhe Parlamentit Europian ndaj Serbisë apo si gjithmone do të heshtet dhe Kosoves do të vazhdohet ti kërkohet Asociacioni?

Të Ngjashme