Lajme

Donika Gërvalla ia nxjerr në shesh “gënjeshtrën” Vjosa Osmanit, tregon kur e ndryshoi qëndrimin për të

Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka treguar se qëndrimi i saj ndaj Osmanit ka ndryshuar në ditën kur presidentja vendosi të shpërndajë Kuvendin.

Gërvalla ka përmendur gjithashtu deklaratën e Osmanit, sipas së cilës kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Në një deklaratë publike, Gërvalla tha se pezmi dhe zhgënjimi i saj lidhen me qëndrimet politike të presidentes dhe jo me raportet personale mes tyre.

“Pezmi im është shumë jopersonal. Pezmi im është shumë politik, e edhe zhgënjimi im është shumë politik dhe aspak personal. Dikush që ka qenë president i vendit ka detyrim, ka obligim ndaj opinionit publik, të tregojë më shumë dinjitet dhe më shumë karakter, edhe atëherë kur jemi në kampe kundërshtare”, deklaroi Gërvalla.

Të Ngjashme