Aktuale

Dosja Balluku shkon në Gjykatë, kush janë 30 të pandehurit e tjerë (EMRAT)

SPAK dërgon sot për gjykim dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me 30 të pandehur, mes tyre dy shoqëri tregtare. Kreu i SPAK, Klodian Braho konfirmoi dërgimin e dosjes në gjykatë gjatë një komunikimi me gazetarët.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi tha se hetimet përfshijnë shkelje në 10 procedura tenderimi, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, Tunelin e Llogarasë, lotin 3 të rrugës Porto Romano–Durrës dhe tenderi për rikonstruksionin e Albcontrolit.

“Sot do dërgohet ne gjykate Belinda Balluku dhe për shkak të kërkesave për informacion kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, tha Braho në takim.

Të akuzuarit e dosjes Balluku

Belinda Balluku Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie

Pandeli Carapuli Pastrim parash

Igli Tare Pastrim parash në 2 raste

Joana Bushi Pastrim parash

Arbër Abazi Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh

“Alko Impex General Construction” Korrupsion aktiv

Viola Haxhiademi Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Ergys Verdho Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Adja Strazimiri Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera

Anila Sulollari Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë

Paqsor Buzi Falsifikim dokumentesh disa herë

Artan Sako Falsifikim dokumentesh disa herë

Ram Geci Falsifikim dokumentesh disa herë

“Eurocol” sh.p.k Pastrim parash

Evis Berberi Shkelje në 9 tendera

Gentian Gjyli Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre

Erald Elezi Shkelje në 3 tendera

Jetmira Dervishi Shkelje në tendera

Mirzeta Kashnica Shkelje në tendera

Jonida Çeçe Shkelje në 3 tendera

Adrian Kroi Shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre

Denis Xhoshi Shkelje në 3 tendera

Klarita Konomi Shkelje në 1 tender

Miranda Shkurti Shkelje në 8 tendera

Genti Raça Shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre

Eduart Agalliu Shkelje në 1 tender

Arbër Troka Shkelje në 2 tendera

Dhurata Lazaj Shkelje në 3 tendera

Nikollaq Mihali Shkelje në 3 tendera

Gëzim Noni Shkelje në 3 tendera

Arlinda Gordani Shkelje në 4 tendera

Të Ngjashme