Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 shtetasve serbë të dyshuar për krime lufte, dhe në kuadër të kësaj çështjeje është përfshirë edhe dëshmia e Besarta Jasharit, njërës nga anëtaret e familjes që mbijetoi sulmin e marsit të vitit 1998 në Prekaz.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 35 shtetasve serbë të dyshuar për krime lufte, është përfshirë edhe dëshmia e Besarta Jasharit, mbijetueses së sulmit të marsit 1998 mbi familjen Jashari në Prekaz.
Sipas dëshmitares, në orët e para të mëngjesit të 5 marsit 1998, familja u zgjua nga të shtënat. Anëtarët e familjes u strehuan në bodrumin e shtëpisë, ndërsa rrethimi vazhdoi me armatim të rëndë, përfshirë tanke e granata.
Ajo ka rrëfyer se ditët në vijim shtëpia u godit vazhdimisht, disa anëtarë të familjes u plagosën, ndërsa dhoma ku ishin strehuar u dëmtua nga plumbat dhe copëzat e granatave që depërtonin përmes dritareve.
Besarta Jashari në dëshminë e saj ka rrëfyer se sulmet kishin vazhduar pa ndërprerë në datën 6 mars të vitit 1998. Ajo tha se i kujtohet se si në datën 7 mars të vitit 1998 ishte vrarë heroi, Adem Jashari dhe këtë e kishte kuptuar nga Kushtrimi i cili iu kishte treguar duke ju thënë: “E paskan vra babushin”.

Dokumenti
