Aktuale

‘Dosja është më e thellë se sa duket’, gazetari zbardh detaje: Pas Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit fshihet një …

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në një emision televiziv se çështja e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit, duhet parë përtej personave që janë bërë publikë deri tani.

Hoxha tha se nuk duhet të publikohet informacion i shkëputur nga konteksti i një dosjeje hetimore, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi rolin e personave që, sipas tij, kanë qenë pranë ish-drejtores.

Hoxha: Atëherë, shumë në fakt edhe nga kolegët tanë e kanë ngatërruar këto ditë. Është Vlora Hyseni. Vjosa që derdhet në Vlorë, kështu që aty nuk ke… Para se edhe unë vetë, më Vlora, se ngjashmëria me emrin e ish-presidentes na bën që…

Na bën që, në fakt, raportimet e ditës së djeshme kanë qenë më shumë… Shiko, çfarë ka dosja saktësisht e dinë vetëm… As prokurorët nuk besoj e dinë, vetëm oficerët e policisë gjyqësore që merr BKH-ja.

Po të jemi të qartë për këtë. Nuk besoj që ndonjë… Aq më tepër që çështja është shumë sensitive dhe prokurorët janë përpjekur që të mos rrjedhë informacion. Edhe ai që ka dalë, shumë, shumë pak, por gjithsesi ka dhënë një lloj ngjyrimi, pra është një pigment që është hedhur.

Pra, informacioni në vetvete është krejt… imagjinojeni, është marrë telefoni i shefit të shërbimit informativ. Problemi që do ketë SPAK është deri ku duhet ta kufizojë atë dhe të mos merret me pjesën tjetër. Merret vetëm me çështjen që të penalizojë zonjën në fjalë, një rreth të ngushtë të personave të cilët i kanë shërbyer asaj, Ergys Agasit dhe koordinatorit.

Kur themi koordinator, Gysi nuk është thjesht një Gysi. Mbas Gysit është një gjë e madhe. Gysi është një e teta, që duket shtatë-tetë, ne nuk i shohim. Kështu që unë nuk duhet të hyja, përveç edhe vendimit që ka GJKK-ja kur ka marrë masën e sigurisë, të cilin… Sepse është një gjë që ka vajtur vetë në kurriz edhe më ka dalë dosja pa e marrë unë vetë. Vendimi i masës së sigurisë që të them unë është një minierë e dosjes në vetvete. Pra aty është e përcaktuar qartë që në media nuk duhet të dalë dhe unë mendoj që nuk duhet të dalë ai lloj informacioni, sepse janë komunikime të shkëputura nga konteksti.

Informacionin e kam marrë nga krahu tjetër, e kam marrë nga rruga, kam marrë nga agjencia shtetërore, sepse na rezultoi që agjencia shtetërore gënjen më shumë se krimi.

Të Ngjashme