Lajme

Dugolli: Qeveria Kurti 4 pritet të formohet shpejt

Ish-deputeti, Enver Dugolli ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se qytetarët e Kosovës folën me votën e lirë në zgjedhje.

Ai theksoi se kjo është fitorja e pestë radhazi për subjektin dhe liderin Albin Kurti. Dugolli shtoi se “Qeveria Kurti 4” pritet të formohet shpejt dhe se para qeverisë së re qëndrojnë përgjegjësi të mëdha për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve të vendit.

Postimi i plotë:

Urime fitorja, qytetarë të Kosovës!

Qytetarët e Republikës së Kosovës folën dje me votën e tyre të lirë. Në demokraci, çdo garë ka epilogun e saj, dhe këtë epilog fitues, Lëvizja Vetëvendosje po e përjeton për herë të pestë radhazi.

Faleminderit të gjithë qytetarëve që i dhanë besimin e tyre Lëvizjes dhe Albin Kurtit, duke e mbështetur më shumë se çdo subjekt tjetër politik apo lider partie në vend.

Tashmë një gjë është e qartë:

Qeveria Kurti 4 do të bëhet realitet shumë shpejt. Para nesh janë përgjegjësi të mëdha, punë dhe angazhime të sinqerta për t’i formuar institucionet sa më parë dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, drejtësisë dhe përparimit të Republikës sonë.

Faleminderit për besimin!

Të Ngjashme