Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Durmishi në Brezovicë, njofton se rrugët janë të kalueshme

 
   

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas një pune të pandërprerë dhe të palodhshme, është hapur për qarkullim rruga për në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Tutje, zëvendësministri ka deklaruar se gjatë gjithë natës do të punojnë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit.

“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, ka shkruar ai në Facebook.