Vetëm dy javë pasi Qeveria e Kosovës themeloi Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, institucioni ka nisur procedurat e para të prokurimit publik.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën e prokurimit elektronik, Fondi ka hapur tender për “Shërbimet e Transportit Ajror për Udhëtimet Zyrtare të Stafit të FSDKSH-së”, me vlerë të parashikuar prej 15 mijë eurosh.
Njoftimi për kontratë është publikuar më 18 qershor 2026, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është caktuar deri më 9 korrik 2026.
Ndryshe Qeveria e Kosovës themelimin e Fondit, e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të financimit të kujdesit shëndetësor në vend.
