Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Dy lajme të mira për Kosovën”, publicisti zbërthen qëllimin e deklaratës së Vuçiqit: Ja si po mashtrohet Evropa!

 
   

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiq.

Me këtë deklaratë, presidenti serb po tregon edhe presionin që ndërkombëtarët po ia bëjnë për çështjen e Kosovës.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti Milaim Nela.

Së pari, ai u shpreh se me deklaratën për njohjen e Kosovës, Vuçiq vetëm po i mashtron serbët, kjo me qëllim të qëndrimit në pushtet, jo pse me të vërtet do ta bëj një gjë të tillë.

“Europa vetëm sapo mashtrohet nga Aleksandar Vuçiç!

Ai pas të ashtquajturave zgjedhje në Serbi (që gjithësesi ishin shumë më të mira se ato të zhvilluara në Shqipëri) dhe të cilat ishin krejt të manipuluara ju drejtua piblikut serb duke ju thënë: …Europa po na kerkon njohjen e Kosovës, jemi nën presion të madh!

Me këtë Vuçiç ju thotë publikut trushpëlarë serb se unë po rezistoj e mbroj Kosovën e po e mbaj atë nën Serbi!

Unë nuk e shoh këtë si shenjë thyerje të Vuçiçit apo paralajmërim se ajo mund apo do të ndodhë sa kohë ai qëndron në pushtet por përkundrazi ai po ju thotë serbëve dhe po kërkon mbeshtetjen e tyre”, deklaroi publicisti.

 Image
 Publicisti Milaim Nela. 
 

Sipas Nelës, Vuçiq e përdor Kosovën për të qëndruar në pushtet, derisa tregoi sinjalin që po japin bandat e tij për politikanët serbë që e kundërshtojnë atë.

“Ai po e përdor kauzën e Kosovës si çengel për të ngelur në pushtet.

Ai po ju thotë serbëve se Kosovën po e mbaj vetem unë se perëndimi po e sulmon atë sepse ai nuk po e lëshon Kosovën!

Në Serbi, shtetari i fundit që u përpoq të bëjë një marrëveshje përfundimtare dhe të çlirohet nga Kosova ishte Zoran Xhinxhiç! Fati i tij tashmë dihet. Po ashtu dihet çfarë ndodhi kohët e fundit me kryetarin e një partie opozitare serbe, dhunë e pashembullt dhe paralajmërim eleminimi!

Ky është një sinjal i qartë nga bandat e Vuçiçit për çdo politikan serb që mendon lëshimet rreth Kosovës”, theksoi ai.

Krahas kësaj, publicisti kritikoi Evropën për qasjen e butë ndaj Serbisë, e cila po bëhet në vazhdimësi po bëhet edhe më e rrezikshme.

“Janë vetëm dy shtete europiane që kanë reaguar ndaj manipulimit të zgjedhjeve në Serbi, Gjermania e cila e ka kuptuar lojën e pistë të Vuçiçit dhe Britania e Madhe. Të dyja këta shtete kane kuptuar se ai nuk ka ndërmend ta europianizojë Serbine por veçse të zhvasë investime dhe projekte ekonomike të BE-se dhe njëkohësisht të vazhdojë armatosjen ushtarake nga lindja.

Pjesa tjetër e makinerisë se BE-se ngelet thellësisht pro serbe dhe mosreagimi ndaj Serbisë kur kjo e fundit sulmoi ushtarakisht Kosovën përmes bandave terroristo-ushtarake është një shenjë shumë e keqe që kjo Europë vazhdon jo vetëm të mos e kuptojë Serbinë por ta mbështesë atë fuqishëm duke mbyllur sytë dhe veshët përballë një Serbie që bëhet gjithnjë e me e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Të kujtojmë këtu jo vetëm veprimtarinë diversive në veri të Kosovës por edhe zhvilimet ne Bosnje dhe sidomos shtrirjen e ndikimit të kishës Serbe në Mal të Zi dhe sidomos instalimin e një qeverie pro serbe atje”, nënvizoi Nela.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe dy lajme të mira për shqiptarët, derisa përmendi vizitën e Cameronit, raketat Javelin.

Kurse, sa i përket themelimit të Asociacionit tha se shpreson që ai të mos pranohet nga ana e Kosovës.

“Ndërkohë që Europa plakë vazhdon sanksionet ndaj Kosovës dhe vazhdon t’i mëshojë fort çështjes së Asociacionit për komunat me shumicë serbe kemi dy lajme të mira për faktorin shqiptar;

1. Vizita e ministrit të jashtëm dhe ishkryeministrit të Mbretërisë se Bashkuar Lord Kameron ku ai me pak fjalë dhe mesazhe shumë të qarta në Prishtinë që Mbretëria e Bashkuar është në mbrojtje të Kosovës dhe integritetit të saj dhe eshte në krah të shqiptarëve. Çuditërisht kesaj vizite ju dha shumë pak hapësirë nga media në Kosovë dhe u injorua totalisht në hije në Tiranë dhe mediat e saj.

Kameron ishte shumë i qartë në mesazhet që i dergoi Serbise dhe rolit të qeverisë se Madhërise së Tij në mbrojtje dhe asistencë ndaj Kosovës.

2. Lajmi i dytë që e ka shqetësuar dukshëm Vuçiçin është marrëveshja me qeverinë e Shteteve të Bashkuara për blerjen e raketave “Javelin” të cilat janë armë shumë sofistikuara dhe mjaft të avancuara në ndihmë të Ushtrisë së Kosovës.

Drafti i Asociacionit ngelet një shqetësim sa kohë që mbahet sekret dhe nuk bëhet publike detajet e tij nese krijon një mini republika Srpska në territor të Kosovës.

Uroj që ky projekt të mos pranohet pa njohje të plotë nga ana e Serbise dhe garantimin e integritetit të sovranitetit të institucioneve të Kosovës mbi çdo pëllëmbë të saj nē kufijtë e 17 shkurtit të vitit 2008“, përmbylli Milaim Nela për “Bota sot”.