Në Gjakovë është raportuar një grabitje në një lokal, ku dy persona të panjohur dhe të maskuar kanë marrë stoli ari nën kërcënimin e armës së zjarrit.
Rasti ka ndodhur më 16 nëntor, rreth orës 16:50. Sipas raportit policor, njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur me armë zjarri, ndërsa tjetri mbante një çekan.
Të dyshuarit kanë hyrë në lokalin ku ndodheshin dy viktima meshkuj dhe kanë grabitur stolitë e arit. Gjatë grabitjes, njëri prej tyre dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë njërën nga viktimat, transmeton “Bota sot”.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
