Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Dy të lënduar në aksidentin e ndodhur midis 4 veturave në Veternik

Policia ka njoftuar se në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, në Veternik, dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Rreth orës 08:15, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, më saktë në Veternik të Komunës së Prishtinës”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prishtinës.

Ai ka thënë se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të aksidenti./IndeksOnline