Lajme

Dy të rinj humbin jetën në aksident trafiku në Smrekovnicë

Dy persona, 22 dhe 24 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 02:53 të së mërkurës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë, përcjell Bota sot.

Në aksident është përfshirë një veturë me dy persona, shoferin dhe pasagjerin. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin kompetent, po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të Ngjashme