Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa vendi po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret.
Raportohet se dy avionë zjarrfikës janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas gazetarit të Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zonën e Megarës, avionët janë përplasur gjatë momentit që po hidhnin ujë drejt flakëve, për shkak se zona ishte e mbuluar nga tymi i dendur, çka ka vështirësuar qarkullimin e tyre.
NEWS Mos mendoni se dimri mbaroj/ Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturatNga detajet e para, bëhet me dije se të dy pilotët kanë arritur të shpëtonin./ Top Channel
