Lajme

E mitura dyshohet se u dhunua në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i dyshuar i dhunimit të një të miture është raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, viktima është një femër e mitur, e cila dyshohet se është dhunuar nga një mashkull.

Pas rastit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia, transmeton “Bota sot”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Të Ngjashme