Lajme

“E njëjta gjuhë, e njëjta lojë” – Basha reagon ashpër ndaj Lushtakut dhe Ramës, ja çka thotë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarin e PDK-së, Sami Lushtaku, për përdorimin e së njëjtës retorikë dhe, sipas tij, për koordinim politik.

Basha ka pretenduar se PDK-ja po tenton të ndikojë brenda LDK-së përmes Ramës, ndërsa ka shtuar se partitë opozitare nuk kanë arritur ta mposhtin politikisht kryeministrin Albin Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Se di sa po e vëreni, Sami Lushtaku dhe Perparim Rama me t’njejten gjuhë, t’njejtat shpifje!

U qartësu situata më në fund. PDK-ja e Sami Lushtakut kumari me Përparimin, dhe tash synim e kanë ta kapin LDK-në përmes tij.

Me Përparimin bëhen dy PDK-ja, një me emër, tjetra me maskë!

Veç dine që rezultatin në fund e keni njejtë, Albini ju mund bashkë kur t’doni, sa herë t’doni.

Të Ngjashme