Aktuale

E PAZAKONTË! Grabiti të moshuarit dhe u arratis, vdes pas disa minutash nga një infarkt hajduti në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Venecia, ku një hajdut xhepash ka humbur jetën nga një atak kardiak vetëm pak minuta pasi dyshohet se kishte grabitur një çift të moshuarish.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 të së mërkurës, në zonën e Campo dei Frari. Sipas mediave italiane, burri ishte pjesë e një grupi personash që i vodhën një portofol çiftit të moshuar nga çanta e shpinës.

Mes sendeve të marra ndodheshin edhe ilaçe të rëndësishme për një prej të moshuarve.

Pas grabitjes, grupi u largua me shpejtësi nga zona. Por rreth orës 13:00, disa kalimtarë vunë re një prej grabitësve teksa u rrëzua papritur në tokë pranë Palazzo Cosulich.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat tentuan ta reanimonin përmes defibrilatorit. Pavarësisht përpjekjeve, burri nuk arriti të mbijetonte dhe u shpall i vdekur në vend.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar gjerësisht nga mediat italiane për shkak të kronologjisë së pazakontë të ngjarjeve.

Të Ngjashme