Aktuale

E RËNDË/ 47-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda godinës së pallatit

Një shtetas 47 vjeçar i identifikuar me inicialet K.D, është gjeturi pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas njoftimit të bërë nga policia ai është gjetur në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera.

NEWS  Përfundon seanca gjyqësore për 21 protestuesit, pritet vendimi i gjykatës! Për Altin Hilën prokuroria kërkon arrest shtëpiePolicia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjares që prej orës 08:00 atëherë kur ka marrë njoftimin, dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se, në sheshpushimin e katit të 8-të të një pallati, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. D., 47 vjeç.

NEWS  Sali Berisha miliona dollarë të pista për të marrë vizën amerikane dhe lobim për të hequr “non-gratën”Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga mjete ose sende të tjera. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Të Ngjashme