Një person mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur i shtrirë në rrugë në Prishtinë, në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas raportit policor, ekipet emergjente i kanë ofruar ndihmë mjekësore, por mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prishtinë 10.08.2026-05:15. Ekipi i emergjencës i kishte dhënë ndihmë mjekësore viktimës mashkull kosovar i cili ishte gjet i shtrirë në rrugë. Sipas mjekut viktima kishte ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML”.
