Lajme

E rëndë në Rahovec: Një burrë gjendet i pajetë në shtëpinë e tij

Një person është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Rahovec.
Rasti ka ndodhur të hënën, derisa Policia e Kosovës bëri të itur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të Ngjashme