Aktuale

E rëndë/ Përplasi të miturën me motor dhe ‘ia mbathi’, dyshohet se drejtuesi ishte i dehur

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Freskut, ku një motor ka përplasur një të mitur.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në trotuar, duke goditur një vajzë 6-vjeçare që ndodhej në zonë.

E mitura është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkaq, fatmirësisht 6-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Dyshohet gjithashtu se ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij, ndërsa po heton edhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Të Ngjashme