Lajme

Edhe pse i 11-ti në listë, Haradinaj del ndër më të votuarit e AAK-së

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka arritur të sigurojë 5,330 vota në numërimin e deritanishëm të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Edhe pse ishte i renditur i 11-ti në listën zgjedhore të AAK-së, Haradinaj aktualisht pozicionohet menjëherë pas bartësit të listës për nga numri i votave të fituara.

Procesi i numërimit të votave ende po vazhdon.

Derisa rezultatet mbeten të hapura deri në përfundimin e numërimit të plotë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të Ngjashme