Aktuale

EMRAT: Zhduken 4 të rinj shqiptarë në Britani, kërkohet ndihma e publikut për gjetjen e tyre

Shërbimet sociale në Angli i kanë kërkuar ndihmë publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë të kategorizuar si të “zhdukur”.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Missing People” (“Njerëz të Humbur”), të cilave u referohet gazetari i Top Channel Muhamed Veliu njëri prej tyre kërkohet që prej vitit 2018.

Ai është Bledar Ismailaj në kohën e “zhdukjes” ishte 17 vjeç dhe jetonte në zonën e Kings Lynn, Norfolk.

Ervis Ndreca 17 vjeç është një tjetër i ri që kërkohet pasi është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex prej datës 14/07/2022

Nga zona Sussex është shpallur si i “zhdukur” Akil Dervishi edhe ky i moshës 17 vjeç i parë për herë të fundit në 04/05/2022.

Të Ngjashme