Lajme

Enver Hoxhaj pranë familjeve që ende mbajnë plagën e masakrës së Vushtrrisë

Kandidati për deputet Enver Hoxhaj, njëherësh zyrtar i PDK-së, ka bërë homazhe në përkujtim të martirëve të Masakrës së 22 Majit në Vushtrri, duke qëndruar pranë familjeve që ende bartin dhimbjen e kësaj tragjedie.

Së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, Hoxhaj kujtoi sakrificën e martirëve dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për krimet e luftës në Kosovë.

Në një postim publik, Hoxhaj tha se dhimbja për viktimat e 22 Majit mbetet e pashlyeshme dhe pjesë e ndërgjegjes kombëtare.

“Disa dhimbje nuk harrohen kurrë. Emrat e martirëve të 22 Majit janë pjesë e kujtesës dhe ndërgjegjes sonë kombëtare. Bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëmë homazhe për martirët e Masakrës së 22 Majit, duke kujtuar sakrificën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme martirëve të Kosovës! “, ka shkruar Hoxhaj.

Të Ngjashme