Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke e përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës në Bosnje Hercegovinë, ka reaguar edhe me sulmet izraelite që po bëhen në Gaza të Palestinës nga Izraeli.
Duke folur për sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza, Erdogan tha se komuniteti ndërkombëtar dikur heshti përballë tragjedisë së Srebrenicës dhe se, sipas tij, edhe sot po mbetet spektator ndaj vuajtjeve të palestinezëve.
“Bota nuk duhet të harrojë mësimet nga Srebrenica dhe duhet të punojë që krime të tilla të mos përsëriten më”, tha Erdogan, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe të drejtësisë për viktimat.
Deklarata e Erdoganit u bë përmes një mesazhi video me rastin e përvjetorit të masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë mijëra boshnjakë.
“Turqia refuzon çdo deklaratë apo qëndrim që synon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë ose “lavdërimin e kriminelëve të luftës”, në kundërshtim me vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, deklaroi presidenti Erdogan.
Në Srebrenicë në vitin 1995 janë vrarë mbi 8 mijë boshnjakë nga serbët.
Ky vlerësohet një ndër krimet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore.
