Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fajdexhinjtë e Lipjanit| I arrestuari para një muaji mori një Range Rover nga i vetëvrari

 
   

Skënder e Albion Tasholli, babë e bir po dyshohet se e shtynë drejt vetëvrasjes biznesmenin, Bashkim Salihu.

Të dy tashmë kanë përfunduar në pranga.

Salihu u gjetë pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Çagllavicë. Por, detaje të reja janë mësuar për rastin.

Albion Tasholli para një muaji e gjysmë kishte marrë një veturë të tipit “Range Rover” nga i vetëvrari.

Nga pamjet shihet se fotografia është realizuar në autosallonin “Luar” pronë e tashmë të ndjerit.

Gazeta ka kontaktuar edhe avokatin e familjes Tasholli, por i njëjtit tha se nuk ka ndonjë informacion deri më tani për të ndarë me publikun.

Skënder e Albion Tasholli tashmë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë policia është vënë në kërkim të personit të tretë.

Theksojmë se Skënder Tasholli është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ai ishte arrestuar edhe më parë nga Policia e Kosovës.

Tasholli ishte arrestuar pra 11 vitesh për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të qytetarëve në qendrën votuese Babush Muhaxherëve.

Për rastin janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

“Graqanicë / 14.05.2024-07:00. Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarëve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin”.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasiqe nuk është hasur në shtepi gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftim.