Aktuale

Fati i 6 milionë eurove? Hoxha: Historia ka marrë një tjetër kthesë, ja çfarë më tha Lorenco

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, ka dhënë detaje mbi fatin e 6 milionë eurove, për të cilat një grup i armatosur, i maskuar si policë, hyri me forcë në një banesë në Elbasan.

Hoxha tha se ka takuar Lorenco Zenellarin, i cili është pronari i banesës dhe personi ndaj të cilit ishte drejtuar grupi i armatosur.

Hoxha tha se policia nuk po heton për të gjetur autorët, por po heton Zenellarin për të zbuluar se ku i ka gjetur paratë me të cilat bleu banesën dykatëshe.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Ka pasur zhvillime të reja nga ngjarja e bujshme që ndodhi në Elbasan, ku u tentua të grabitej një familje rome. Çfarë ka ndodhur me hetimin e kësaj çështjeje?

Hoxha: Po, ka histori me shumë para, ka vëmendje gjithmonë. Këtu hyjmë te ajo pjesa, prania besnike. Jo më larg se sot e kam takuar Lorenco Zenellarin, shumë interesant si personazh. Nga ajo ngjarje, nga 12 tetori dhe sidomos kur ne publikuam rastin këtu, hetimet atje kanë marrë një rrugë tjetër. Në vend që të kishin prioritet këtë skuadrën speciale, tani kanë filluar të merren me palën e dëmtuar, me romët. U kanë marrë telefonat romëve. Ato kanë qenë para të vjedhura të popullit grek, të ish-kryetarit të bashkisë. A i vajtën drejtorit të Spitalit të Fierit, që i kishte akoma zarfet?

Ajo që i kishte tronditur më shumë familjarët e familjes Zenellari ishte se si janë zhvilluar hetimet më mbrapa. Policia më shumë është marrë me këta, u ka marrë telefonat. Ka marrë telefonin e Lorencos, telefonin e nipit. Ai tha që tentativa e grupit që shkoi në banesë ishte ta merrnin peng. Kanë parë që nuk kishte para, kanë gjetur paratë e babait të tij. Kanë vepruar si policia, vetëm një person fliste dhe ai ka pasur urdhra të shkurtër: “Jemi policia, do vish me ne”. Dy celularë i futën në frigorifer.

Lorencos i kanë vënë prangat, mirëpo gjatë kohës që kërkonin në banesë, u bë shumë zhurmë, sepse në shtëpi kishte fëmijë të vegjël. Kjo bëri që të mblidhej gjithë lagjja dhe kjo e shpëtoi zotërinë në fjalë. Në momentin që ka dalë jashtë, kanë ardhur banorët e lagjes. Në veprim e sipër, këputi njërën nga prangat dhe autorët aty u larguan.

Është verifikuar se para se të ndodhte ngjarja, Lorenco kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia. Këta e kishin informacionin. Tre muaj para se të ndodhte ngjarja, Lorenco kishte blerë një banesë dykatëshe në Elbasan. Edhe policia është interesuar se ku i gjeti paratë. Tani ata, në vend që të merren me autorët, kanë vazhduar të merren me Lorencin. Blerja e shtëpisë dykatëshe në Elbasan ka krijuar dyshimin se ajo zhurmë në Greqi ka të bëjë me këtë person.

Nga biseda që bëra sot, ai më tha se nuk e di se nga ishte personi që i vuri pistoletën. Romët kërkojnë mbrojtje nga policia, se me atë që u ndodhi kanë frikë. Ai vërtet është me dokumente greke, por nuk ka shkuar më në Greqi, edhe pse ka një banesë me qira në periferi të Selanikut. Ajo që ai kishte me shqetësim të madh ishte edhe mënyra se si po zhvillohen hetimet. Ai kishte marrë avokat, i ka kërkuar prokurorisë të kthehen telefonat mbrapsht. Policia ua kishte marrë telefonat për të parë nëse ka pasur veprimtari kriminale.

Rakipi: Ç’u bë me këto para?

Hoxha: Policia nuk ka informacion, policia thotë se po heton. Do ta marrim vesh për paratë, se nuk kalon kaq kollaj kjo ngjarje. Pse erdhën te ti, i thashë, si e gjetën momentin dhe si të erdhën drejt e në banesë? Megjithatë, ajo që e bën historinë të çuditshme është fakti se nuk po merret njeri me autorët. Informacionet që ai ka janë se pse ata kanë dashur ta merrnin peng. Ata menduan se ky person i çon te sasia e madhe e parave. Dyshimi se ai ka blerë banesën ka bërë që informacioni paraprak për shumën e madhe, që ka lëvizur nga Greqia, të lidhet me të. Edhe pse ai i shkreti thotë që ka punuar shumë. Zenellari thotë se ata gjetën vetëm 3 mijë euro që i kishte fshehur babai.

Rakipi: Ku shkuan paratë?

Hoxha: Zotëria thotë se nuk është i përfshirë në këtë gjë, i rrezikohet jeta. Autoritetet duhet të zbulojnë kush ishte kjo skuadër. Pastaj vijmë te pjesa tjetër, të zbulojmë çfarë ndodhi. Në polici nuk ka nisur ndonjë hetim për grabitje. Sasia e parave atje është gjetur në një pronë të braktisur.

Të Ngjashme