Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka kritikuar protestën e disa kryetarëve të komunave, duke e cilësuar si të nxitur nga agjenda politike.
Peci ka thënë se komunikimi ndërinstitucional duhet të bëhet përmes dialogut dhe jo protestave, ndërsa ka theksuar se qindra milionë euro të barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë Kurti, por të qeverisjeve të kaluara të PAN-it.
Postimi i plotë:
Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit
Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike.
Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë që synon të krijohet si praktikë, ku disa kryetarë komunash paralajmëruan të marrin pjesë në një protestë kundër Qeverisë, ka agjendë tërësisht politike dhe nuk e avancon ngritjen e shërbimit ndaj qytetarit.
Qindra milionat euro e barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN.
