Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ferati: Peticioni nuk është zgjidhje, kryetarët të japin dorëheqje vullnetarisht

 
   

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë se peticioni nuk është zgjedhje, kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës duhet të japin dorëheqje vullnetarisht.

Në një lidhje direkte ai ka thënë se me dorëheqjen vullnetarëve të kryetarëve aktualë, do të zhvillohet një proces më i shpejtë i cili do të rezultojë në qetësimin e situatës dhe normalizimin e institucioneve në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se ekziston një variant më i mirë dhe ai është bashkëpunimi i institucioneve qendrore me kryetarët ekzistues edhe pse atyre iu mungon legjitimiteti i fuqishëm ata janë legalë sepse janë zgjedhur sipas të gjitha procedurave ligjorë. Pra një bashkëpunim dhe kërkimi nga ana e institucioneve qendrore – një kërkim mirëkuptimi me kryetarët ekzistues që ata të japin dorëheqje”, ka thënë Ferati.

“Procesi të jetë i shpejtë me që jemi pajtuar që duhet të ketë zgjedhje sepse ato zgjedhje pastaj i kthejnë të gjithë serbët në institucione dhe krijohet edhe shtensionimi, por në një farë forme edhe normalizimi i institucioneve në veri të Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, përmes peticionit i gjithë procesi shkon në duar të Listës Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“I gjithë procesi shkon në duart e dikujt tjetër sepse atë do ta kontrollojë Vuçiqi dhe Lista Serbe sepse ata do të vendosin se a do të nënshkruhet ky 20 për qindëshi dhe ata do t’i marrin meritat e bashkëpunimit dhe gishti gjithmonë do të drejtohet kah Prishtina”, ka thënë ai tutje.

Më tej, ai ka thënë se status-quoja e tanishme i konvenon vetëm Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.