Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Feston 37-vjetorin e ditëlindjes, dalin pamjet e Olta Gixharit duke u puthur në buzë me… Nuk është partneri i saj (FOTO)

Aktorja Olta Gixhari feston sot 37-vjetorin e lindjes, ku nuk kanë munguar urimet e shumta për të.

Por teksa në fokus mbetet filmi ‘Në kuadër të dashurisë” në të cilën merr pjesë së bashku me këngëtarin, Luiz Ejlli ajo që ka surprizuar fansat e aktores është një video e saj ku shihet teksa puthet në buzë me një personazh të njohur nga ‘showbizi’.

Ka qenë pikërisht blogerja dhe partnerja e reperit Ledri, Sara Hoxha e cila ka ndarë videon duke kërcyer me Oltën gjatë xhirimeve në Korçë, ku në fund e puth në buzë.

Video është ndarë ditën e sotme nga Sara e cila i uron Oltës, ku shkruan “U bëfsh edhe 100 motër. Të uroj sa më shumë njerëz të njohin siç të njoha unë. Ti ke një zemër të mirë dhe je gallatë”.