Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fjalimi vjetor i Osmanit, deputetët e LDK’së arrijnë në Kuvend

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor.

Ndërkohë, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojnë seancën.

Këto dy parti nuk kishin marrë pjesë në seancën ku Osmani kishte mbajtur fjalimin vjetor as vitin e kaluar.

Ndryshe, edhe pse seanca ishte paraparë të fillonte në orën 11:00, ende nuk ka filluar.