Gjatë ditës së shtune, nafta në Kosovë do të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të përcaktuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi është rritur në 1.49 euro.
Ndërkohë, benzina do të kushtojë 1.38 euro për litër, ndërsa gazi 0.61 euro për litër.
