Këto janë momentet kur Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit arrestojnë Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës.
Në pamje shihet se si makinat dhe motorët e policisë rrethojnë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi, i shoqëruar nga ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku.
Forcat e Policisë ndërhyjnë dhe u vendosin prangat të dy personave.
Arrestimi i Agasit u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me SPAK-un.
