Aktuale

Fotot nga paparazzi/ Shfaqet në publik Vangjush Dako, fotot e para të ish-kryebashkiakut të Durrësit pas lirisë! Kush e shoqëron

Sot ai është një qytetar pa funksione, por kohë më parë, Vangjush Dako ishte kryebashkiak i Durrësit dhe një emër me pushtet në Partinë Socialiste.

Këto janë fotot e para të Dakos, që pas lirisë nga qelia, në shkurt të vitit 2024. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në Tiranë, ku duket se disa miq nga PS i ka ende.

Ish-kryebashkiaku është shfaqur me juristin Eridian Salianji teksa duken në një bisedë intensive. Në formë të mirë dhe I veshur casual, Vangjushi duket se e ka mbyllur me politikën.

Dako u lirua nga qelia tetë muaj pas arrestimit, pasi u konstatua se SPAK nuk arriti të përfundonte hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve, detyra që mbetën pas shqyrtimit të kërkesës për gjykim. Ai qëndroi në masën e sigurimit “arrest shtëpie” deri në vendimin e Apelit.Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi më 16 shtator të vitit të kaluar, lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre”, të dhënë nga shkalla e parë, lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Të Ngjashme