Franca ka konfirmuar rastin e parë me Ebola, pasi një mjek u kthye nga misioni i tij humanitar në Republikën Demokratike të Kongosë.
Mjeku u pranua “menjëherë në një strukturë të specializuar” dhe është në një gjendje stabile shëndetësore, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Francës të mërkurën, sipas BBC.
Republika Demokratike e Kongos njoftoi një shpërthim të Ebolës muajin e kaluar, por ekspertët besojnë se virusi kishte qarkulluar për javë të tëra më parë.
Më shumë se 260 persona janë konfirmuar të kenë vdekur nga virusi në vendin e Afrikës Qendrore, ndërsa 1.000 persona janë infektuar.
Ky është rasti i parë i konfirmuar me Ebola në Evropë, megjithëse një mjek amerikan që rezultoi pozitiv në Republikën Demokratike të Kongos u trajtua në një spital gjerman muajin e kaluar.
Ai shtoi se autoritetet po punonin për të gjetur njerëzit që mund të kenë qenë në kontakt me mjekun.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht në rrezik nga Ebola, e cila përhapet përmes lëngjeve trupore.
