Arjeta Fezja, deputetet e Lëvizjes Vetvendosje ka akuzuar gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtuan kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke i cilësuar si të afërt me PDK-në.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala kundërshtuan marrëveshjen e Abdixhikut me VV-në, pavarësisht mbështetjes së saj nga Kryesia e LDK-së.
Nga VV-ja, ky qëndrim është interpretuar si pro-PDK-së. Deputetja Arjeta Fejza ka rikujtuar se disa prej tyre më herët kishin votuar për Hashim Thaçin.
“Deputetët sabotues të LDK-së kanë qëndruar për ta votuar një kandidat politik të PDK-së, siç ka qenë Hashim Thaçi.
Të njëjtit sot po refuzojnë ta votojnë një kandidat apolitik, siç është Bekim Sejdiu.
Kjo mund të quhet frymë Thaçiane ose PDK-iane, por assesi rugoviane!”, ka shkruar ajo në Facebook.
