Lajme

Fytyra e vërtetë e ekstremistëve serbë

Ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezana Paunoviç, gjatë një interviste u shpreh se Kosova duhej të ishte spastruar etnikisht nga shqiptarët në vitin 1998.

E kuptoni çfarë mendësie kanë këta ekstremistë? Ata vazhdojnë të ushqehen me një urrejtje që lartëson masakrat dhe krimet ndaj njerëzve të pambrojtur, ndaj nënave e fëmijëve, gjyshërve e gjysheve. Kjo është “trimëria” e tyre: të sulmojnë civilët, të mbjellin terror dhe të justifikojnë krime, ashtu siç ndodhi në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm nuk është trimëri, por barbari. Një barbari që e kryejnë frikacakët dhe gjakatarët. Është tronditëse që edhe në vitin 2026 dëgjohen ende deklarata të tilla nga përfaqësues zyrtarë të Serbisë, të thëna hapur në media! Kjo tregon se fryma ekstremiste vazhdon të mbijetojë fort në Serbi, një frymë që ushqehet me krimet e përbindshme të tyre!

Po e përsëris edhe një herë: o ministre ekstremiste, kur Kostandini i Madh, Justiniani i Parë dhe mbretër e perandorë të tjerë të lashtësisë drejtonin Dardaninë, kur ilirët ndërtonin qytete të mëdha, institucione, teatro, sheshe e vepra të zhvilluara infrastrukturore, të parët e tu, sllavët, endeshin përtej Karpateve, shumë larg, në vise që as sot nuk po i ndajnë dot ku ndodhen saktësisht… Erdhët shumë vonë, me gjethe në vend të rrobave, e gjetët qytete!

Historia nuk fshihet, nuk tjetërsohet dhe nuk rishkruhet me deklarata të tilla ekstremiste. Kosova ka qenë dhe mbetet shqiptare në identitetin,historinë dhe trashëgiminë e saj, në atë tokë ku e ka dhënë Zoti e historia! Askush nuk mund ta shkëpusë nga rrënjët e saj, nuk mund ta spastrojë dhe as ta zhbëjë të vërtetën me deklarata të mbushura me urrejtje.

Të mburresh me dhunën ndaj civilëve tregon jo vetëm mendësinë, por edhe burracakërinë e atyre që e justifikojnë atë.

Pres që shteti shqiptar të reagojë me vendosmëri, qartë dhe pa asnjë hezitim ndaj kësaj deklarate skandaloze. Heshtja përballë një thirrjeje që legjitimon spastrimin etnik nuk duhet pranuar. Deklarata të tilla duhen dënuar me forcë nga të gjitha institucionet!

Lavdi UÇK-së, dëshmorëve të saj dhe çdo luftëtari e luftëtareje, të cilët në shumë beteja dëshmuan se lufta nuk bëhet kundër civilëve të pambrojtur. Aty ushtria serbe e kuptoi se shqiptarët nuk do të iknin, nuk do ti lëshonin tokat e tyre, por do të luftonin. Kështu do të jetë gjithmonë!

Mund ta shpërndani sa të keni dëshirë miq!

(Nuk lejohet kopjimi i shkrimit përmes ndryshimit të titullit!)

Të Ngjashme