Luan Gacaferi, anëtar i GUXO, ka deklaruar se “koha e pazareve për interesa personale ka mbaruar” me Albin Kurti.
Në një postim publik, Gacaferi theksoi se Kosova ndodhet tashmë në një fazë ku, sipas tij, prioritet janë interesat shtetërore. Ai shtoi se qytetarët do të jenë ata që do të vlerësojnë nëse qasja e re është më e favorshme krahasuar me praktikat e mëhershme të udhëheqjes.
Postimi:
100% e saktë koha e pazareve për interesa personale ka mbaruar me Albin Kurtin!
Kosova tani është në kohën e interesave shtetërore dhe mirë kështu, përndryshe prapë qytetarët do ta vlerësojnë se a është me mirë interesat personale të atyre qe ishin mësuar kështu për dy dekada, apo interesat shtetërore qe i mbron Albini me fanatizëm e kurrë pa lëshuar pe, për asnjë çmim!
