Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Garë e fortë, ja kush shkoi në televotim kësaj jave

Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë lideri (Romeo Veshaj) kishte një avantazh duke shpëtuar nga nominimi 3 nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lidi Delia, Heidi Baci dhe Egla Ceno janë tre konkurrentët që aktori i njohur i bëri “imun”, ndërsa pjesa tjetër e banorëve shkuan menjëherë në televotim.

“Heidi, Lidi dhe Egla”, tha Romeo teksa ndodhej te dhoma e rrëfimit.

Ndërkohë banorët që shkuan në televotim janë: Erjola Doçi, Julian Deda, Françeska Murati, Roza Lati, Liam Osmani, Rike Roçi, Jetmir Salaj, Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani.