Lajme

Gashi dhe Queiros flasin për avancimin e bashkëpunimit në çështjet kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, me bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Gashi dhe Queiros patën diskutime konstruktive lidhur me avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe UNDP-së në projektet e përbashkëta në çështjet kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Ndër të tjera, Kryeprokurori i Shtetit theksoi edhe nevojën që sa më shpejt të funksionalizohet platforma për hetime penale duke u bazuar në të dhënat inteligjente. Kjo platformë mbështetet nga UNDP dhe do të jetë një mekanizëm i dobishëm për hetimet financiare, ku do të analizohen mospërputhjet e pasurisë dhe do të gjenerohen të dhëna të bazuara në prova për të ndjekur në mënyrë efektive rastet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të punojnë ngushtë në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët.

Të Ngjashme