Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, i ka ofruar dorëheqjen nga mandati i deputetit kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, por ky i fundit nuk e ka pranuar.
Kjo është konfirmuar nga Arben Gashi, ku gjashtë deputetë të kësaj partie nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Sipas Gashit, Shala ia ka ofruar Abdixhikut dorëzimin e mandatit, por kreu i LDK-së i ka thënë se kjo nuk është çështje që duhet të diskutohet dhe se ai duhet të vazhdojë me mandatin e tij.
“Kujtim Shala ia ka ofruar dje dorëzimin e mandatit dhe i ka thënë që nuk është temë që diskutohet. Keni mendimin tuaj, vazhdoni”, është shprehur Gashi.
Gashi tha se njëjtë kanë pasur të veprojnë edhe pesë deputetët e tjerë, por Abdixhiku nuk e pranoi këtë dorëzimin e mandatit të Shalës dhe nuk vazhduan.
Abdixhiku paraprakisht iu kishte bërë të ditur se do t’i publikojë emrat e deputetëve që nuk e mbështesin zgjedhjen e Bekim Sejdiut për president.
