Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata lë në burg Sokol Mjacajn dhe 11 zyrtarët (VENDIMET)

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat për 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, drejtori, shefi i regjimit të brendshëm dhe personat e tjerë të cilët ranë në pranga pas ngjarjes së ndodhur më 15 dhjetor ku i burgosuri Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin.

11 zyrtarët e policisë janë lënë në qeli, ndërsa për njërin prej efektivëve, Vilson Shimën, është vendosur masa “detyrim paraqitje” pasi ka një fëmijë të paralizuar.

Masa “arrest me burg” u vendos edhe ndaj vrasësit Sokol Mjacaj, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë që më 15 dhjetor Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë nisi një sherr duke qëlluar me armë zjarri në ambientet e ajrosjes së burgut të Peqinit. Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin, ndërsa i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Pas të shtënave Mjacaj u neutralizua dhe kërkoi të vinte prokurori i cili në vijim e mori në pyetje. Burime për mediat bënë me dije më herët se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni, mirëpo ky fakt nuk është konfirmuar deri më tani nga autoritetet. Kjo ngjall dyshime të forta se ngjarja ka qenë e mirëorganizuar nga persona të tretë jashtë burgut.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë ditën e sotme drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, Sokol Mjacaj, i ka treguar se armën e kishte futur në qeli para një muaji dhe e kishte fshehur në kutinë e qumështit.

“Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit”, ka thënë Hoxha, teksa më tej tha se gjatë bisedës që kishte bërë me Mjacajn ky i fundit i kishte thënë se ekzekutimin e Hoxhës e bëri pasi mori vesh vesh lajmin se do të hynte në 31-Bis.

Masa “arrest me burg”

Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër

Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç

Shefi i policisë së burgut Qani Muça, 60 vjeç

Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç

Specialisti në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç

Policë shërbimi: Ilir Balla, Florene Mile, Fatos Pire

Policë të burgut: Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali

Masa “detyrim paraqitje”

Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç