Lajme

Gjykata merr vendim për mbi 68 ari të UP-së, reagon Fitore Pacolli

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie për një hapësirë prej mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike të Universitetit të Prishtinës.

Pacolli tha se vendimi paraqet një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e pronës publike nga rreziku i tjetërsimit. Ajo theksoi se çështja ishte trajtuar edhe në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Postimi i plotë:

Mbrohet prona publike e Universitetit të Prishtinës!

​Më gëzon shumë lajmi se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie për një hapësirë mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike, për të cilën kishte pasur përpjekje për tjetërsim. Me këtë vendim, prona publike e Universitetit të Prishtinës po mbrohet nga rreziku i tjetërsimit.

​Kjo çështje është ngritur dhe trajtuar në kuadër të punës së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, nën udhëheqjen time si kryetare e këtij komisioni dhe me mbështetjen e kolegëve të tjerë deputetë. Kontributi i secilit deputet ka qenë shumë i vlefshëm në adresimin e kësaj çështjeje, e sidomos puna dhe angazhimi i ish-deputetit Milazim Salijaj, me të cilin kemi kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente.

​Vendosja e masës së sigurisë për këtë pronë mbi 68 ari është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të pasurisë publike.

​I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale.

Të Ngjashme