Një 13-vjeçare arriti që të shkëputej nga kapja e njërit prej grabitësve, teksa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin babain e saj. E mitura shkoi për t’i përqafuar dhe iu lut që të ndalonin, por ata thjesht e larguan atë.
Grabitësit vijuan të sulmonin të zotin e shtëpisë dhe duke i kërkuar para. Kjo është skena dramatike që përjetoi një 47-vjeçar, pronar i një agroturizmi në Alzano Lombardo në Itali.
Grabitja e dhunshme ndodhi në natën mes së dielës 5 dhe së hënës 6 korrik. Grabitësit morën para në dorë dhe dy orë “Rolex’ me vlerë të paktën 50 mijë euro.
Mediat italiane shkruajnë se tre persona, të gjithë të maskuar, hynë brenda aktivitetit pak pas orës 02:30 të natës përmes një dritareje të hapur.
“Bie në gjumë në divan me dritaren hapur për shkak të vapës. U zgjova sepse dikush filloi të më tërhiqte me forcë”, ka treguar 47-vjeçari për gazetën “Repubblica”, duke shtuar: “Bërtisnin dhe më kërkonin paratë”.
Brenda shtëpisë ndodheshin dy vajzat e vogla, 3 dhe 5 vjeçe, në dhomën e tyre, ndërsa vajza e madhe dhe bashkëshortja ishin në një dhomë tjetër.
See also Këmbimi valutor, 29 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraKëto të fundit, pasi dëgjuan zhurmën dhe shkuan në sallon, u bllokuan nga grabitësit.
“Ata i detyruan të shikonin ndërsa më rrihnin. Vazhdonin të më kërkonin paratë. Nuk arrija të lëvizja, nuk më linin as të ngrihesha nga toka, sepse nuk ndalonin së godituri me shkelma dhe grushte. Më goditën kudo: në bark, në kokë dhe në fytyrë”, ka rrëfyer 47-vjeçari.
Grabitësit nisën të merrnin gjithçka që mund të merrnin me vete: varësen që i zoti i agroturizmit kishte në qafë, një orë dhe madje edhe unazën e martesës.
“U thashë se kisha xhiron e agroturizmit të fundjavës dhe ua dhashë. Por nuk mjaftonte. Thoshin se e dinin që në shtëpi kishte edhe më shumë para”, ka treguar sipërmarrësi.
“Më afruan tehun e thikës pranë veshit dhe më thanë: ‘Do ta presim’. Më pas morën dorën e gruas sime dhe ia vendosën mbi tavolinë: ‘Nëse nuk na jep paratë, do t’i presim një gisht’, më bërtitën”.
See also Stuhi të forta dhe reshje intensive, meteorologët paralajmërojn fundjavë të trazuar në BallkanNdërkohë, vajza e tij e madhe qante e tmerruar.
“Në një moment ajo u shkëput dhe përqafoi njërin prej grabitësve, duke iu lutur të ndalonte së rrahuri babanë e saj. Por ata vazhdonin”, ka rrëfyer 47-vjeçari.
Para se të largoheshin me plaçkën e grabitur, grabitësit hodhën në tokë dhe thyen disa mobilie. Më pas futën 47-vjeçarin, gruan e tij dhe vajzën në banjë dhe i mbyllën brenda.
“Ne bërtisnim, kërkonim ndihmë, duke shpresuar që klientët e agroturizmit të na dëgjonin. Por askush nuk përgjigjej”, ka kujtuar ai.
Ata arritën të çliroheshin vetëm pas një kohe të gjatë, falë ndërhyrjes së një prej klientëve të strukturës.
“Telefonuam 112, por grabitësit kishin shkëputur të gjitha kabllot e sistemit të kamerave të sigurisë, ato të telefonit dhe të Wi-Fi-t”. Përveç humbjes prej 50 mijë eurosh, pronari i agroturizmit pësoi dy brinjë të thyera dhe disa mavijosje në trup. Por mbi të gjitha, atij i mbeti një plagë e thellë psikologjike nga një përvojë tepër traumatike. “As përballë një fëmije nuk u ndalën”, ka thënë ai.
