Lajme

Guxo në Mitrovicë me kryetar të ri, s’është Faton Peci

Faton Peci nuk do të jetë më kryetar i degës së Guxo-s në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Peci, duke njoftuar edhe vendimin për kryetarin e ri të degës.

Nga tani e tutje, degën e Guxo-s në Mitrovicë do ta udhëheqë Enis Osmani.

Këtij të fundit, Peci i ka uruar suksese në konsolidimin e partisë.

Ky është mesazhi i plotë i tij:

Falënderim për strukturën e GUXO-s në Mitrovicë

Për 4 vite, përveç bashkëkryetar, drejtova edhe degën e GUXO-s në Mitrovicë.

Nga zemra, faleminderit për punën, përkushtimin e angazhimin e përbashkët.

GUXO, në zgjedhjet e fundit, në garën për asamble, doli e 3-ta.

Partneriteti i shëndoshë me Albin Kurtin dhe VV-në ishte vendimtar për ndryshimin e qeverisjes në Mitrovicë, ku edhe GUXO ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. Bashkë do të vazhdojmë.

Kryetarit të ri të degës së GUXO-s në Mitrovicë, Enis Osmani, dhe ekipit të tij i uroj sukses në konsolidimin e mëtejshëm të partisë.

Të Ngjashme