Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shpallur penalisht përgjegjës dhe fajtorë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Sipas vendimit të gjykatës, dënimet e njëhsuara për secilin janë:
Hashim Thaçi: 25 vjet burgim.
Jakup Krasniqi: 25 vjet burgim.
Kadri Veseli: 18 vjet burgim.
Rexhep Selimi: 13 vjet burgim
(përfshirë për të gjithë kohën e kaluar në paraburgim).
Ky vendim është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë në shkallet e tjera të gjykatës, diçka që pritet të ndodhë së shpejti, sipas afateve të gjykatës.
Gjithashtu, theksohet qartë se ky vendim nuk përfaqëson një gjykim apo fajësi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në tërësi, por është dhënë mbi bazën e përgjegjësisë individuale penale për katër personat e sipërpërmendur.
