Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim në shkallën e parë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai ishte i ftohtë ndërsa dëgjoi konstatimet e trupit gjykues, që tha se ai ishte përgjegjës kyç për një sërë krimesh të kryera gjatë luftës, periudhë për të cilën ai thotë se ndjehet më së shumti krenar.
Thaçi lëkundi kokën dhe buzëqeshi, para se të ulej pasi dëgjoi për dënimin me 25 vjet burgim ndaj tij.

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi
Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
