Aktuale

‘Hajde këtu të q*fsha ropt’! Shqiptari në Greqi u çohet grabitësve me shkop nga pas, video bëhet virale

Një tentativë grabitjeje ka dështuar në një minimarket në Selanik, pasi reagimi i menjëhershëm i pronarit ka bërë që autorët të largohen pa marrë asgjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit në zonën e Vardari, sipas pamjeve të publikuara nga mediat greke.

Sipas videos virale, dy persona të rinj me kapuç në kokë dhe fytyrat të mbuluara hynë në dyqan me qëllim grabitjen. Por situata ka marrë një kthesë të papritur kur pronari shqiptar ka reaguar menjëherë.

Ai ka ndërhyrë duke i përzënë autorët me një shkop, ndërsa ata janë larguar me vrap pa arritur të kryejnë vjedhjen.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendje për mënyrën e shpejtë të reagimit të pronarit.

Të Ngjashme