Lajme

​Hamza për 11 Shtatorin: Kosova do të jetë gjithmonë pranë SHBA-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka shprehur nderimin për viktimat dhe mirënjohjen për partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se Kosova do të jetë gjithmonë pranë SHBA-së, si në momentet e gëzimit, ashtu edhe në kohët e dhimbjes dhe nevojës për respekt.

Hamza për 11 Shtatorin: Kosova do të jetë gjithmonë pranë SHBA-së

“Jemi këtu në nderim të viktimave të 11 shtatorit, në respekt që kanë humbur jetën në këto ngjarje, respekt e vlerësim për partneritetin me SHBA. Jemi mirënjohës dhe shumë falënderues dhe gjithmonë do të jemi bashkë me ta edhe në gëzime, e në raste kur ka dhimbje dhe nevojë për respekt”, tha Hamza.

Të Ngjashme