Lajme

​Hamza takohet me drejtuesit e OVL-UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Bedri Hamza, u takua me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Hamza njoftoi se biseduan për sfidat me të cilat po përballet vendi ynë.

“Ne folëm për rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit, të së vërtetës për luftën tonë dhe të vlerave për të cilat u sakrifikuan breza të tërë.

Veteranët e UÇK-së bartin mbi supe pjesën më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Ata qëndruan në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë.

Më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të jemi bashkë me veteranët, studentët dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, shkroi në Facebook, Hamza. 

Të Ngjashme