Lajme

Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarë serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, përcjell Bota sot.

Haxhiu ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.

“Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sot kam liruar nga detyra 18 gjyqtarë serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka deklaruar Haxhiu.

Vendimi vjen në kuadër të procedurave institucionale për rregullimin e situatës së krijuar pas dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë nga institucionet e drejtësisë.

Të Ngjashme